Michael dhe Donald janë çifti i parë që martohen zyrtarisht në Shqipëri.

Ata janë qytetarë britanikë dhe sipas ligjit të tyre kjo gjë lejohet përsa kohë që ndodh në ambientet e përfaqësisë diplomatike britanike. Përpara shtetit shqiptar ata njihen zyrtarisht si çift i martuar.

Ceremonia u zhvillua në residencën e ambasadorit britanik Nicholas Cannon, i cili gjithashtu e drejtoi këtë ceremoni.

Clare Masson, mikeshë e çiftit lexoi argumentin ligjor të përdorur nga gjykata në Massachusetts kur ky shtet u bë i pari në SHBA për të legalizuar martesat gej.

Kristi dhe Erjoni, qytetarë shqiptarë, miq të ciftit dhe aktivistë për LGBTI ishin dëshmitarët.












