Ministri i ri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi është betuar para Presidentit, vetëm një ditë pasi parlamenti miratoi dekretin e emërimit të tij në vend të Erion Velisë. Ky i fundit u përzgjodh nga Rama për të kandiduar për bashkine e Tiranës.











