U kthyen në Rinas sot pasdite nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me charter, organizuar nga autoritetet Franceze dhe agjensia Frontex, 50 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Shengen.
Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga Policia e Shtetit Shqiptar, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese Franceze dhe FRONTEX.
Në bordin e avionit ishte dhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve që u riatdhesuan si dhe në përbërje të eskortës kishte dhe një mjek e një psikolog.
Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen











