Qeveria miratoi sot ngritjen për herë të parë në Shqipëri të varrezave private. Leja e dhënë sot nga qeveria i përket një varrezës private, në zonën e Paskuqanit, Qarku Tiranë, sipas propozimit të paraqitur nga subjekti privat “VEBO Invest”, depozituar pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban.
Vendimi i qeverisë autorizon Ministrinë e Zhvillimit Urban për negocimin dhe lidhjen e aktmarrëveshjes me subjektin privat që ka palikuar lidhur me përcaktimin e rregullave të funksionimit dhe administrimit të kësaj varreze private. Varreza do të ketë një sipërfaqe rreth 900 mijë metra katrore.












