Princi Leka është ankuar për një ndërtim që po ngrihet në oborrin e vilës mbretërore, duke prishur edhe një lulishte, në mes të Tiranës. Ai i ka nisur një letër edhe drejtorit të ALUIZNI-t, Artan Lame i cili i ka kthyer një përgjigje të padeshifrueshme nga ana kuptimore (
lexojeni në faksimile).

Postimi i dëshpëruar i Princit: “Perpara disa javesh kemi bere publik shqetesimin tone per betonizimin e lulishtes perpara rezidences se Familjes Mbreterore Shqiptare. Sic tregojne edhe fotot e bashkangjitura,betonizimi jo vetem qe nuk eshte ndaluar, por ky ndertim i dyshimte eshte ne perfundim e siper. Po bej publike gjithashtu nje pergjigje zyrtare evazive nga Aluizni lidhur me kete ceshtje. Eshte e rendesishme tju sjellim ne vemendje qe i njejti pronar ka betonizuar gjirin e Jalit dhe kundrejt tij nuk eshte marre asnje mase. Keto kohe vendi eshte tronditur nga tritolet dhe shembjet e objekteve, nderkohe 100 metra larg Bashkise se Tiranes, 50 metra larg Ministrise se Brendshme ndertohet diten per diell”.












