• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbyll punimet Samiti i SEECP-së, Ponta: Mbështesim hyrjen e të gjitha vendeve të rajonit në BE

admin by admin
26 May, 2015
in Global Image
0
Mbyll punimet Samiti i SEECP-së, Ponta: Mbështesim hyrjen e të gjitha vendeve të rajonit në BE
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfundoi punimet në Tiranë Samiti i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), që shënoi dhe përmbylljen e kryesimit nga Shqipëria të kësaj organizate. Bullgaria është vendi që do të marrë drejtimin e SEECP-së për një periudhë njëvjeçare.
Në një konferencë për shtyp në fund të Samitit, ku krahas Presidentit Bujar Nishani, ishin të pranishëm dhe Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev dhe kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta, u vlerësuan arritjet e palës shqiptare në kryesimin e SEECP-së, ndërsa u theksua se deklarata e përbashkët, e miratuar me konsensus nga të gjitha vendet anëtare, dëshmoi vullnetin e tyre për bashkëpunim rajonal dhe nxitjen e fqinjësisë së mirë, të cilat i kontribuojnë stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë kryesisë shqiptare të SEECP-së, tha Nishani, u organizuan një numër i konsiderueshëm aktivitetesh dhe u miratuan dokumente të rëndësishme që prekin çështje thelbësore, siç është sfida e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, apo bashkëpunimi mes të rinjve, që synojnë mirëkuptimin dhe afrimin më të madh mes vendeve tona. Po ashtu, shtoi Presidenti, në fokus të kryesisë së radhës së Shqipërisë ka qenë mirëqeverisja, zhvillimi infrastrukturor dhe energjetik i rajonit, të cilat janë përcaktuar qartë si prioritete të secilit vend dhe të rajonit së bashku.
Kryeministri rumun Ponta, duke vlerësuar marrëdhëniet me Shqipërinë shprehu dëshirën e tij që BE të përshpejtojë negociatat e anëtarësimit me vendin tonë “sepse duam që ju të jeni sa më shpejt në BE”, tha ai.
“Dëshiroj ta them edhe njëherë se ne jemi tashmë anëtarë të BE-së dhe mbështesim hyrjen e të gjitha vendeve të rajonit në BE. Nuk është puna se ne kemi hyrë brenda dhe e kemi mbyllur derën, përkundrazi, është në interesin e BE-së dhe të vendeve të rajonit që të përshpejtojnë negociatat”, tha kryeministri rumun.
Në deklaratën gjatë konferencës për shtyp, Ponta ishte i mendimit për një rol më të përkushtuar në zhvillimin e rajonit, ndërsa theksoi se paqja, dialogu  dhe qëndrueshmëria janë thelbësorë për Ballkanin. “Fatkeqësisht Evropa dhe disa rajone të tjera janë përfshirë në konflikte të rëndësishme këtu e kam fjalën për Ukrainën Lindore e Lindjen e Mesme, prandaj duhet të kemi qëndrueshmëri dhe të jemi një rajon solidar”, theksoi ai.
Presidenti bullgar, Plevneliev nga ana e tij, shprehu mirënjohjen për kryesimin e radhës së Shqipërisë, ndërsa u angazhua se vendi i tij do ta çojë më tej misionin e kësaj organizate në bashkëpunimin për një Ballkan të begatë e paqësor. “Gjatë këtyre 20 viteve kanë ndryshuar shumë gjëra dhe lokomotiva e këtij transformimi pozitiv është bashkëpunimi rajonal, i cili besojmë ne, rrit bashkimin rajonal mes kombeve të ndryshme dhe mbi të gjitha integrimin evropian. Nuk besojmë se agresioni, paqëndrueshmëria, ndryshimi i kufijve, konfliktet etnike etj, do të sjellin ndonjë të ardhme të mirë për rajonin tonë”, u shpreh Presidenti Plevneliev në mbyllje të Samitit të SEECP-së, mbajtur sot në Tiranë.

Previous Post

Tom Doshi: Baba Taku i bëri presion Durim Bamit në qeli, Voltana Ademi e ka të fituar në Shkodër

Next Post

Këshilli Organizativ vendos, Isa Boletini rivarroset në Boletin

admin

admin

Next Post
Këshilli Organizativ vendos, Isa Boletini rivarroset në Boletin

Këshilli Organizativ vendos, Isa Boletini rivarroset në Boletin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.