Nesër largohen për asgjësim jashtë Shqipërisë 116 tonë kimikate të rrezikshme, që ndodhen në Qafë-Mollë, pas malit të Dajtit.

Këto lëndë kimike, të mbledhura nga mjedise ushtarake nga gjithë vendi, u paketuan dhe u grumbulluan në Qafë-Mollë, në fund të vitit 2013, në kuadër të një projekti të ndërmarrë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me financim të disa shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së.

Nëser kryhet transportimi i lëndëve kimike në tri vende – Greqi, Suedi dhe Portugali – ku do të bëhet asgjësimi i tyre.

Prezenca e OSBE-së ka ndihmuar deri tani në asgjësimin e 60 tonëve mélange (një përbërës toksik i karburantit të raketave), 120 tonëve dichloroethane, si dhe ka ofruar pajisje për shkatërrimin e municioneve të tepërta.













