• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Vdekja e papritur me drone nga ajri

admin by admin
26 May, 2015
in Global Image
0
FOTO/ Vdekja e papritur me drone nga ajri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmet me drone vrasin terroristë, të dyshuar por edhe njerëz të pafajshëm pa asnjë proces. Sulmet kryhen nga baza ushtarake e Ramshtajnit në Gjermani. Për herë të parë të mbijetuarit po dëgjohen para gjykatës

Faisal bin Ali Jaber nuk do ta harrojë kurrë mbrëmjen e 29 Gushtit 2012. Ai po festonte me farefisninë në një dasmë në Kashamir, një fshat në Lindje të Jemenit, kur ata u goditën nga pesë raketa të lëshuara nga dronet amerikane. Ndërsa inxhinieri Faisal bin Ali Jaber i mbijeton goditjes, nipi Valid dhe kunati Salim vriten. Këto viktima të pafajshme janë dëme kolaterale të “luftës kundër terrorit”.
SHBA asnjëherë nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e dy viktimave jemenitase. Ndërkaq ngjarja është nën gjykim në një gjykatë gjermane. Më 27 Maj do të zhvillohet për herë të parë një seancë dëgjimore në gjykatën administrative të Këlnit për të vrarët jemenitas si pasojë e sulmit me drone.
Sipas Andreas Schüller është hera e parë në botë që të prekur nga sulmet e droneve do të dëgjohen përpara gjykatës. Së bashku me European Council for Constitutional and Human Rights (ECCHR)Schüller ka ndihmuar jemenitasit në parashtrimin e padisë së tyre. Juristi e gjen Gjermaninë bashkëfajtore për shkak të bazës amerikane në Ramshtajn. Këtu amerikanët kanë instaluar një stacion relesh për satellitë, që është i domosdoshëm për komandimin e droneve.
“Çdo sulm me drone mbi Pakistan ose Jemen ka një lidhje me Ramshtajnin”, thekson Schüller në një bisedë për Deutsche Welle-n.


drn2Gjermania si pikë për sulmet me drone

Baza ushtarake në afërsi të Kaiserslauterit ka një sipërfaqe prej 1400 hektarësh. Në bazë të marrveshjes së vitit 1993, zyrtarët dhe politikanët gjermanë nuk mund të hyjnë aty pa lejen e komandantëve amerikanë. Ramshtajni është aeroporti amerikan më i madh ushtarak jashtë territorit të SHBA-së dhe këtu ndodhet edhe Air and Space Operations Centre.
Sipas informacioneve të stacioneve televizive NDR dhe WDR si edhe të gazetës Süddeutsche Zeitung në këtë bazë ushtarake të sigurisë së lartë janë dislokuar 650 ushtarë që punojnë me 1500 kompjuter me monitorë të mëdhenj sa një trup njeriu. Kështu koordinohen sulmet ajrore kundër objektivave në Jemen, Somali, Afganistan dhe Pakistan.
Me ndihmën e satelitëve dronet transmetojnë në Ramshtajn të dhëna dhe fotografi. Prej andej ato iu dërgohen pilotëve të droneve që ndodhen në më të shumtën e rasteve në SHBA. Andreas Schüller citon ish-pilotë të droneve, sipas të cilëve sulmet me drone do të ishin të pamundura pa Ramshtajnin. Jürgen Todenhöfer e njeh bazën ushtarake ajrore të Ramshtajnit. Ai ka qenë gjykatës në afërsi të Kaiserslauternit dhe anëtar i Bundestagut. Vrasjet e qëllimshme të administratës amerikane, doktori në fushën e jurisprudencës i vlerëson si krim.
Rolin e Gjermanisë Todenhöfer e dënon me vendosmëri: “Me ndihmën e Ramshtajnit po vriten njerëz në të gjithë botën, dhe asnjë gjykatës nuk e ka aprovuar këtë”.
Në funksionin e tij si publicist Todenhöfer ka udhëtuar në shumë vende të botës, ku operojnë dronet. Ai është në kontakt me një avokat që mbron viktimat e droneve në rajonin Vaziristan në kufirin afgano-pakistanez. Todenhöfer raporton që avokati i ka konfirmuar përpara pak kohësh në telefon se 90 për qind e viktimave nga sulmet e droneve janë të pafajshme.


dr341 objektiva, 1147 të vrarë

Dyshime akoma më të mëdha për të ashtuquajturin “precizion kirurgjikal” vijnë nga një studim i raportit të organizatës joqeveritare britanike “Reprive”, e cila kishte analizuar materiale të publikuara rreth luftës me drone.
Rezultati: për të eliminuar 41 persona nga lista e presidentit Obama për njerëzit që duhen eliminuar janë vrarë 1147 persona. Listën e njerëzve të vrarë pa qëllim e kryeson aksioni për vrasjen e kryetarit islamik të fisit nga Pakistani, Baitullah Mehsud. Gjashtë herë kanë lëshuar pa rezultat dronet amerikane raketat-hellfire, por arritën të vrasin Mehsudin vetëm në verën e vitit 2009 me tentativën e shtatë. Gjithsej janë vrarë 147 njerëz nga këto sulme.
Amrith Singh që punon për Open Society Justice Initiative ka botuar në prill një studim për viktimat civile si pasojë e sulmeve me drone. 128 faqet e “death by Drone” i kushtohen rasteve në Jemen. Në bisedë për DW Singh shpreh dyshime serioze që sulmet me drone të jenë në përputhje me Drejtën Ndërkombëtare ose edhe vetëm me parimet bazë të politikës së SHBA-së.
Singh kujton se presidenti amerikan Obama kishte deklaruar në vitin 2013 se përpara se të lëshohen raketa nga dronet duhet thuajse të përjashtohet rreziku që të vriten ose plagosen civilë jashtë Afganistanit. Më tej thuhej se terroristët mund të vriten vetëm në rastin kur do të jetë e pamundur kapja e tyre. Raportet e Singh-ut vërtetojnë se të sulmuarit nuk qendronin të fshehur dhe as nuk ishin në rajone të pakontrollura. Ata mund të arrestoheshin nga autoritetet jemenitase.
Një kusht tjetër i vendosur nga Obama ka qenë që mund të sulmohen vetëm ata persona, që paraqesin rrezik direkt dhe të vazhdueshëm për sigurinë e popullit amerikan. Edhe ky kusht është cënuar disa herë, mendon Singh. Në asnjë rast të dokumentuar deri më tani nuk ka pasur indikacione të qeverisë amerikane apo jemenitase që ato të kenë paraqitur rrezik për popullin amerikan. Studimi i Singh-ut përmban deklarata të viktimave dhe të të afërmve të tyre.
“Këta njerëz përsërisin se ata duan që atyre t´u njihen vuajtjet. Ata duan të dinë se pse janë sulmuar dhe mbi të gjitha duan drejtësi”.
Ndoshta jemenitasi Faisal bin Ali Jaber arrin të marrë drejtësi në Këln. Është ironi e fatit që vetëm disa ditë më parë se të vritej nga sulmi me drone, kunati në predikimin e tij kishte sulmuar ashpër Al-Kaidën. Ky nuk ishte predikimi i tij i parë i këtij lloji, por për fat të keq i fundit.

Previous Post

Sa më pëlqeu kjo këngë “Merr guximin fër fër fër”

Next Post

Horoskopi 27 maj / Yjet thonë për ju

admin

admin

Next Post
Horoskopi 27 maj / Yjet thonë për ju

Horoskopi 27 maj / Yjet thonë për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.