Para se Kryeministri Edi Rama të shkonte në Kuçovë, bashkia u kujdes të hiqte posterat, flamujt dhe banderolat e Partisë Demokratike.
Ndonëse ishte marre leja përkatëse për vendosjen e tyre, ato u larguan pa asnjë shpjegim.
PD, dega Kuçovë denoncoi këtë incident. Sipas kryetarit të degës së PD, Vebi Luzi, bashkia hoqi banderolat e PD pa asnjë justifikim, edhe pse vete kishte dhënë leje për vendosjen e tyre.
Për këtë incident dega e PD ka njoftuar edhe KQZ-në, s i dhe organet ndërkombëtare që mbikëqyrin procesin zgjedhor të 21 qershorit.












