Sot në sallën e seancave plenare të Kuvendit u zhvilluar ceremonia për 90-vjetorin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të auditimit të brendshëm evropian.
Në fjalën e tij me rastin e këtij përvjetori, kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj tha se misioni i këtij institucioni është rritja e transparencës së përdorimit të fondeve.
“Jemi të vendosur të ruajmë pavarësinë institucionale”, tha midis të tjerave Bujar Leskaj.
I pranishëm në këtë ceremoni, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi rolin dhe misionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa shprehu vullnetin e legjislativit për të garantuar më tej pavarësinë e këtij institucioni.












