Në rrjetet sociale po qarkullon një tjetër video skandaloze, ku është filmuar një kamionçinë, e cila transporton një të sëmurë.
Këto pamje zhvlerësojnë premtimet për shëndetësinë falas dhe modernizimin e shërbimit të urgjencës mjekësore.
Sipas asaj që thuhet në postimet ku është hedhur videoja, gruaja e sëmurë po transportohet me kamionçinë në spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore dhe pamja me sa duket është filmuar nga dikush që ka qenë me makinë pas kamionçinës.












