• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Mesazhi i Nishanit: Qytetarë, mos shisni votën, është arma më e fortë

admin by admin
25 May, 2015
in Politika
0
VIDEO/ Mesazhi i Nishanit: Qytetarë, mos shisni votën, është arma më e fortë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka përcjellë një mesazh për zgjedhjet e 21 qershorit, kur na ndajnë edhe 27 ditë nga ky proces. Presidenti i Republikës i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të mos shesin votën pasi ajo është arma më e fortë.
Nishani u shpreh se votimi është akt sublim se i duhet dhënë rëndësia që meriton këtij momenti.
Në mesazhin e tij, Presidenti thotë se vota është mjeti më i rëndësishëm për përmirësimin e të tashmes dhe të ardhmes dhe është mjeti më i rëndësishëm për ndreqjen e gabimeve.


Mesazhi i plotë i Presidenti Bujar Nishani
“Të dashur bashkëqytetarë, ka nisur tashmë fushata zgjedhore për të votuar drejtuesit vendor. Votimi përbën një akt sublime, nga aktet më të rëndësishme njerëzore të shprehjes së vullnetit të lirë në një vend demokratik ku qytetarët shprehin preferencat për ata prej të cilëve do të qeverisen në 4 vitet e ardhshme me bindjen dhe shpresë se të zgjedhurit prej tyre do të mbajnë premtimet e ta bëjnë punën siç duhet. Ju ftoj në këtë rast, që këtij momenti të rëndësishëm dhe delikat, t’i japim rëndësinë që meriton.
Vota është mjeti më i efektshëm, instrumenti më i fuqishëm në dorën e qytetarëve për ndreqjen e gabimeve, shërimin e plagëve, sigurimin e paqes sociale si dhe përmirësimin e gjithçkaje tjetër që ka të bëjë me të tashmen e të ardhmen e individit dhe vendit në përgjithësi. Votimi u kujton njerëzve që nuk janë aq të ndryshëm, nuk janë shumë larg nga njëri-tjetri, se fatet e individëve janë të ndërlidhura se me vullnet pozitiv të përbashkët ndreqen shumë gjëra. Mund të përmirësohet jeta përditshmëria si dhe të gjallërohet e shtohet shpresa. Duke votuar në mënyrë të gabuar ose duke mos votuar, jemi të pa mbrojtur e të pasiguruar. Vetëm nëpërmjet votës merrni në dorë fatet tuaja.
Demokraci do të thotë të kesh dhe të respektosh një numër të drejtash themelore të individit në marrëdhënie me bashkësinë. Një nga këto të drejta është edhe e drejta e votës, të cilën e arritëm me aq mund e sakrifica e që është një liri e paçmuar. Lirinë e votës nuk mjafton vetëm ta keni, po duhet të dini edhe ta përdorni. Përdoreni mirë lirinë e të votuarit. Nëse e përdorni si duhet, mund të jetoni të qetë në intervalin mes dy votimeve. Nëse e përdorni keq, shpërdorimin e asaj lirie do ta vuani me pasoja, madje edhe dramatike.
Respektojeni dhe votojeni kandidatin që t’ju respektojë ju dhe veten e tij, që brengoset që sakrifikon, pse jo dhe që vuan më shumë për ju se për veten. Mos e shisni votën, ajo nuk ka çmim.
Shitja e votës është turpi dhe tmerri më i papërfytyrueshëm që i njollos të gjithë njësoj. Kandidati që ua blen votën nuk ju respekton, vetëm ju gënjen, ju përbuz e ju urren. Fenomeni i shëmtuar i shit-blerjes së votës ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara. Është e mundur të ankoheni për atë që keni zgjedhur normalisht, por që nuk e ka përligjur atë besim të dhënë. Por të korrektoni dikë të cilit votën ja keni shitur, është e pamundur. Vota nuk merret në këmbim të asnjë favori. Vota vetëm meritohet. Denonconi përpjekjet për blerjen e votës. Mos u bëni viktima të këtij gabimi fatal. Pasojat shkatërrimtare të të cilit vuhen gjatë. Mbarësia e zgjedhjeve përcakton gjithçka që ka të bëjë me fatet tuaja në marrëdhënie me shtetin.
Mos lejoni që dita e zgjedhjeve të bëhet ditë pazari zgjedhjesh. Le të jetë dita e votimit siç i ka hije një vendi ku demokracia funksionon. Një ditë feste. Zgjidhni kandidatët me vizion, bindje, vendosmëri, energji, pasion e frymëzim, kandidatët që e kanë dëshmuar se votën tuaj e meritojnë. U uroj një fushatë të mbarë e korrekte të gjithë kandidatëve në garë dhe stafeve të tyre zgjedhore”.

Previous Post

FOTO/ Hyri 16 vjeç në burg për vrasje, fiton pafajësinë pas 44 vitesh

Next Post

Shkodër, vrau gjyshen pasi e grabiti, gjykata lë në burg mbesën

admin

admin

Next Post
Shkodër, vrau gjyshen pasi e grabiti, gjykata lë në burg mbesën

Shkodër, vrau gjyshen pasi e grabiti, gjykata lë në burg mbesën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.