Dy persona të armatosur kanë grabitur sot një kazino tek Shkolla e Bashkuar në kryeqytet duke grabitur 300 mijë lekë.
Fillimisht ata kanë qëlluar në ajër me armë dhe më pas janë larguar, pasi kanë marrë nga kazino lekët e xhiros ditore. Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mbrëmjes ndërkohë që policia ende nuk dhënë detaje.












