Bordi Organizues i festivalit Eurovision ka lajmëruar pas natës finale të Festivalit Europian të Muzikës, se janë anuluar pike e dhëna nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Për pasojë, ndëshkohet Shqipëria e cila zbret në nivelin e vetëm 12 pikëve, ndërsa dihet që Maqedonia dha 12 pikë dhe Mali i Zi 10 pikë, për këngën e Elhaida Danit “I’m Alive”.
Sipas BBC e cila citon zyrën e shtypit të “Eurosong Contest”, këto dy shtete kanë thyer rregullat që përcaktojnë se pikët përfundimtare të një shteti përcaktohen 50 për qind nga votimi i publikut dhe 50 për qind nga juria profesioniste e atij shteti. Dy shtetet fqinjë, mësohet se nuk kanë patur një juri profesioniste por kanë dhënë pikët e tyre vetëm nga rezultati i televotimit. Për këtë arsye pritet që vendeve të votuara nga këto dy shtete t’u hiqen pikët, por pa cënuar fitoren e Suedisë. Një mbledhje tjetër do të mbahet në qershor ku do të vendoset zyrtarisht fati i pikëve të votimit nga Maqedoina e Mali i Zi.












