Bayerni është edhe kampioni më i ri i Gjermanisë dhe festoi sot titullin falë fitores 2-0 ndaj Mainzit. Me këtë titull, Bayerni do të jetë një prej ekipeve gjermanë që do të luajë në Ligën e Kampionëve, bashkë edhe me ekipet e tjera, Ëolfsburgu, Borussia Moenchegladbach dhe Bayer Leverkuseni.
Ndërkohë, me përfundimin e kampionatit gjerman, pas vetëm një viti, Alban Meha me Paderbornin e tij do të largohen nga Bundesliga gjermane. Bashkë me këtë skuadër në një rang më poshtë ka rënë edhe Freiburgu i Admir Mehmedit.
Kjo erdhi pas humbjeve të sotme. Freiburg u mposht 2-1 nga Hannoveri, kurse Paderborni në fushën e vet u mund 2-1 nga Stuttgarti që me këtë fitore i iki rënies nga elita e futbollit gjerman.
Ndërkohë ka shpëtuar krejtësisht në fund edhe Hamburgu u Valon Behramit, por që do të ketë nevojë për ta luajtur edhe një ndeshje në barazh me vendin e tretë në Bundesliga 2.
Hamburgu në ndeshjen e fundit mposhti si vendas 2-0 Schalken 04 që do të luaj në Ligën e Evropës së bashku me Augsburgun dhe Dortmundin.











