Skënderbeu është kurorëzuar sonte në Korçë si Kampion në futboll, ndërsa ka fituar edhe ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë me rezultatin 2 me 0.
Me titullin e sotëm, Skënderbeu bën të vetin titullin e pestë radhasi (2010-2011, 2011-2012, 2012-2013, 2013-2014 dhe 2014-2015) dhe të gjashtin gjithsej, ndërsa titullin e parë e ka fituar në vitin 1933.











