Godina e ish-turizmit të ri në Kukës është përfshirë nga flakët. Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që nuk ka persona të lënduar.
Zjarrfikëset e Kukësit shkuan në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.
Paraprakisht mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkarkesë elektrike, por megjithatë pritet vlerësimi nga ana e ekspertëve.












