Gjykata e Krimeve ët rënda ka lënë të lirë sot, Ernest Gjutën, njërin prej të akuzuarve për vendosjen e tritolit te farmacia e babit të Saimir Tahirit.
Sipas Gjykatës, mësohet se nuk ka pasur prova të mjaftueshme që të implikojnë Ernest Gjutën me këtë vepër kriminale.
Ernest Gjuta është njëri prej 6 personave të akuzuar për vendosjen e tritolit te farmacia e babait të Saimir Tahirit.
Dy prej personave të dyshuar si pjesë e grupit të tritolit, Vladimir Gjutës dhe Baftjar Brukës, janë larguar jashtë kufirit shqiptar.
Ndërsa të arrestuarit e tjerë janë, Lumjan (Emiljano) Matmuja, Kamber Bruka dhe Erjon Dule.











