Zgjidhen 5 anëtarët e rinj të Këshillit të Përgjithshëm të Prokurorisë. Në këtë detyrë janë emëruar Arben Dollapaj, Dritan Peka, Irma Balli, Gentian Osmani, mes tyre dhe Ramadan Troci.
Ramadan Troci, është një emër i përfolur dhe i njohur për firmosjen e vendimit për arrestimin e ish-Guvernatorit Ardian Fullani si dhe kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika. Sakaq, para pak kohësh Troci u transferua në prokurorinë e Vlorës.











