Një tjetër godinë do të shembet në oborrin e fakultetit Ekonomik.
Forcat e IKMT-së dhe të policisë kanë rrethuar vendin dhe po realizojnë vendosjen e eksplozivit.
Shembja e kësaj godinë, bëhet pas shpronësimit të pronarëve të saj.
Kjo është godina e dytë që shembet në oborrin e Fakultetit Ekonomik. Më se një vit më parë, një tjetër godinë u shemb pranë këtij fakulteti.












