Ish-kreyministri Sali Berisha e quajti premtim të Edi Ramës për Erdoganin që para zgjedhjeve të 2013. Përballë kësaj kërkese, Berisha kujtoi se para interesave të Turqisë në Lindjen e Mesme, Shqipëria duhet të ëvrë interesat e partnerit strategjik, SHBA.
“Kërkesa e Erdogan, është premtim i Edi Ramës që para zgjedhjeve të vitit 2013. Shqipëria nuk ka interes të ndjekë politikat e Turqisë në Lindjen e Mesme. Po të jetë për të tilla interesa, Shqipëria ka një partner strategjik, ka SHBA-në. Ne jemi vend anëtarë i OKB-së dhe na thotë OKB se kush është apo jo terrorist”, u shpreh Berisha.











