Në mesin e të arrestuarve të grupit në Kumanovë është edhe një polic, deklaroi zëdhënësi i MPB-së së Maqedonisë, Ivo Kotevski.
Në pyetjen e bërë nëse është e vërtet se në aksionin në Kumanovë ka pasur edhe një polic, Kotevski tha se “Po, kjo është e vërtetë”.
Informacionin për policin mbrëmë e zbardhi avokati i popullit, Ixhet Memeti, i cili reagoi se polici i arrestuar është keqtrajtuar nga kolegët e tij të Policisë, sipas telegraf.












