Tre persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur filialin e NBG Bank, te Rruga e Kavajës, në hyrje të bllokut të Ambasadave.
Pasi kanë rrëmbyer nën kërcënimin e armëve një sasi të konsiderueshme të hollash, janë larguar në drejtim të paditur.
Pas njoftimit polica është vënë në kërkim, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre.
Ndërkohë, nuk dihet asgjë ende, as për shumën e grabitur.












