Një nga zyrat elektorale të PD në qytetin e Shkodrës është thyer nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fermentimi” dhe nga konstatimet aty janë marrë dy kompjuterë të grupit të punës.
Nuk dihen saktësisht shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërkohe që kryetari i PD së Shkodrës, Ramiz Çoba deklaroi se ngjarja ka prapavije politike.












