Getoar Selimi,rrepisti i mirenjohur kosovar ndalohet dhe ndëshkohet nga policia rrugore e Tiranës,pasi nuk respektoi semaforin dhe nuk iu bind shenjës së ndalimit dhënë nga oficerët e policisë rrugore.

Ai u ndëshkua konkretisht për shkelje të dispozitave të parashikuara nga neni 144/3 dhe neni 190/1 të cilët parashikojnë gjobë 25000 lek te rinj. Po ashtu policia ia ka sekuestruar edhe lejen e drejtimit si masë plotësuese.











