Deputeti i PD-së Bedri Hoxha deklaroi për mediat në Tiranë se eskorta e policisë që shoqëronte Kryeministrin Rama për në Klos kishte aksidentuar një 15 vjecar. Hoxha ka theksuar se 15-vjeçari u përplas nga makina e Policisë dhe përfundoi në kanal. Personi është në spital duke marrë serum. Pasi e ka hedhur makina e policisë në kanal nuk i është dhënë ndihma por është braktisur, deklaroi deputeti demokrat. Sipas të afërmve të 15-vjeçarit, ka dëshmitarë që kanë parë ngjarjen e cila ka ndodhur teksa Rama po shkonte në Klos për një takim elektoral.
Burimet thane se i plagosuri quhet K.D, dhe ndodhet në spitalin e Burrelit.











