Kandidati socialist Erion Veliaj prezantoi sot 10 pika të programit të tij për rininë, shumë të ngjashme me pikat që kishte Edi Rama në 2007 por më ndonjë përjashtim nuk u implementuan ndonjëherë. Përvec Rinfest, që ka n jë përvojë zbatimi, premtimet e tjera janë të panevojshme dhe jofunksionale si këshilli i të rinjve, qendrat rinore.Premtime të turbullta dhe të mbivendosura janë buxheti për rininë, inkubatori I biznesit, sipërmarrj arinore. Po ashtu ka rimarrë një objektiv të Bashës për kartën e studentit duke I shtuar edhe kartën e të rinjve. Shkollat si qendra komunitare është një nisëm e ministrisë së Arsimit dhe rritja e sigurisë në shkolla është detyrë e organeve të sigurisë. Komentet në faqen e Velisë lidhur me 10 pikat janë plot dyshime, paqartësi dhe frikë se ato mund të ndihmojnë të rinjtë.












