Në vijim të analizave të tij për Tiranën, prof Artan Fuga ka postuar një përcaktim të shkurtër për ndërtesat e minibashkive të Tiranës. Shumëkush që nuk e ka kuptuar dot modelin e tyre pasi e lexon postimin e Fugës do t’ia dalë.
“Ndërtesat e minibashkive në Tiranë janë si një përzjerje e stilit të spitaleve psikiatrike, kazermave ushtarake, burgjeve, dhe stacioneve të trenit të fshatrave të kohës të Rusisë cariste.
Filozofia e atij stili është përbuzja për qytetarin”.












