Një alarm për bombë te ish-Fusha e Aviacionit në kryeqytet ka vënë në alarm policinë. Të dhënat e para falsin për prani të një lënde eksplozive, (granatë), poshtë një automjeti tip “Benz” me targa AA 307 CB, të parkuar aty pranë.
Forca të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë rrethimin e zonës së dyshimtë, duke caktuar perimetrin e sigurisë, ndërsa kanë larguar dhe çaktivizuar granatën.
Mësohet se granata është vendosur poshtë mjetit, të shtetasit Agim Ahmetaj, i cili punon si shofer i një avokati. Ende nuk mësohet motivet e vendosjes së granatës, ndërsa bëhet e ditur se janë shoqëruar dy persona.











