Gjatë punimeve për rrjetin e kanalizimeve në lagjen “Mangalem”
Një monument kulture në lagjen “Mangalem” të Beratit është prishur nga zbatimi i një projekti për rrjetin e kanalizimeve. Shoqata e arkeologeve denoncoi shembjen e Kullës së Lundrës dhe kërkoi që të reagojnë institucionet përgjegjëse.
Kulla e Lundrës e shpallur monument kulture është shkatërruar plotësisht. Punonjësit e firmës që po bëjnë rrjetin e kanalizimeve në rrugën e lagjes “Mangalem” e shemben objektin mijëra vjeçar.
Anëtar i shoqatës së arkeologëve të Shqipërisë Nexhmedin Pilafi pohon se kjo është humbje e madhe për arkeologjinë .
Por fenomene të ngjashme kanë ndodhur edhe me objektet të tjera kulturore në qytetin e Beratit.
Kulla e ndërtuar në shekullin e dytë para erës së re ka shërbyer për lidhjen e kalasë së Beratit me disa nga lagjet përreth. Ende nuk ka një reagim këtë dëm të shkaktuar nga firma që po zbaton projektin.











