LSDM-ja publikoi një bisedë telefonike për të cilën tha se është zhvilluar në mes Antonio Milloshovskit dhe Nikolla Gruevskit, ku dëgjohet zëri i Gruevskit duke thënë se kanë ardhur bashkëbiseduesit për emrin. Në një nga problemet si referenca për identitetin tek qytetarët të vendoset Maqedonia e Epërme. Ai dhe Sasho Mijalkov kanë pranuar propozimin grek për këtë Gruevski dëgjohet duke diskutuar me Milloshovskin se çfarë prapashtesë t’i vendoset emrit të Maqedonisë, “Gorna Makedonia”, apo “Suvenirna”
”Ndërsa Antonio Milloshovski i jep një ide të tij, që të propozohen 2 variante, një me konotacion politik me referencë politike, ndërsa pala greke të zgjedhë dicka që do të jetë në kllapa. Në bisedë kycet edhe Sasho Mijallkov i pyet se a do të ketë “short name” – emër të shkurtër. Antonio thotë se mund të jetë Republika e Pavarur e Maqedonisë (Gorna), apo Republika e Pavarur e Maqedonisë (Vardar).











