Tridhjetëvjeçari nga Rahoveci, qytezë afër Gjakovës, Valon Kabashi, u vra gjatë luftimeve në Kumanovë por vetëm një muaj para se të vritej ka vizituar Beogradin. Në rrjetin social Facebook, më datë 1 prill, figuron një postim i tij në kryqytetin serb. Bashkë me foton ai ka shkrujatur :“A po e shihni këtë foto. Një lis i vogël është. Do ta shihni edhe flamurin kuqezi, mbajeni mend atë që po ju them”, u shpreh Kabashi atëherë.
Valoni është në mesin e 10 shqiptarëve të vrarë, e që rezistuan deri në vdekje.












