Ilirida, vajza 8 vjece e Mirsad Ndrecaj që u vra në betejën e Kumanovës, ka shkruar sot, gjashtë ditë pas vrasjes së të atit, një hartim për detyrë klase me titull “Pelerina” që e ka publikuar newborn: “Njëherë e një kohë në luftë babi duke luftuar më gjeti një pelerinë. U mbështjell Ilirida. Atëherë u bë e padukshme dhe askush nuk mund ta vriste atë por njëherë ajo nuk e vendosi atë dhe gati sa nuk e vranë Iliridën por babi i saj trim e shpëtoi dhe nga ai moment ajo nuk e heqte atë sepse frikësohej se mos e vrisnin dhe jetuan të lumtur…oooo se harrova ta përmend emrin e babait të Iliridës, ai quhej Mirsad Ndrecaj e tani jetuan të lumtur përgjithmonë”.











