Ambasadori i Italisë në Maqedoni Ernesto Masimo Beleli tregon se e kanë porositur Nikolla Gruevskin që në mënyrë të shpejtë të gjej zgjidhjen e krizës politike në vend.
“Unë dhe katër ambasador tjerë qartas i treguam Gruevskit se po rrezikon izolim diplomatik nëse nuk ndërmerr masa të shpejta në sferën e lirisë së medieve, sundimit të drejtës dhe nëse nuk nis hetim serioz për akuzat që po dalin nga bisedat e përgjuara”, tha ndërmjet tjerash Beleli, transmeton zhurnal.mk












