Isa Boletini dhe bashkëluftëtarë të tij u vranë në Podgoricë me 23 janar 1916 nga Ushtria malazeze. Nxjerrja e eshtrave të tij u krye nga më 1998, kur LDK e Ibrahim Rugovës, u informua se varrezat myslimane të Podgoricës do të shkatërroheshin për ndërtesa banimi. Rugova ia doli që të sjellë tinëz në Mitrovicë eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij. 17 vite ato qëndruan të konservuara. Ushtari që e vrau Isa Boletinin i mori koburen si trofe dhe thuhet se ajo qëndron akoma në familjen e Gjillasve si shenjë triumfi. Besohet se personi që kreu atentatin ndaj Isa Boletinit në Podgoricë ishte babai i Millovan Gjillas, i cili u bë njëri nga udhëheqësit e Jugosllavisë komuniste, mik i Titos dhe më vonë edhe kundërshtar politik i tij.
Në Mal të Zi është një traditë që kur familja e të vramit dhe vrasësit pajtohen, vrasësi i kthen familjes së të vramit armën e grabitur.












