Aktiviteti i Ministrisë së Brendshme, te Muzeu Kombëtar, për prezantimin e një aplikacioni për celular, “Komisariti Dixhital”, ka qenë pa fat për Kryeministrin Edi Rama. Sapo ai është ngjitur në podium dhe ka artikuluar dy-tre fjalitë e para, një “black out”, ia preu fjalën në mes. Ndërprerja e energjisë elektrike, në mënyrë të papritur nuk është ndikuar aspak nga fjalët e mira që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, sapo kishte adresuar ndaj shefit të tij, kryeministër. Për OSHEE, duket, se kaq nuk ka mjaftuar.











