Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin deklaroi pak ditë më parë se më 13 maj do të fliste lidhur me cështjen e dekriminalizmit të politikës ndërsa kritikoi forcat kryesore politike në Shqipëri që për arsye të taktikash politike nuk e kaluan ligjin për dekriminalizimin.
Në fakt ambasada e BE-së nuk është shprehur ndërkohë që disa kandidatura të përfolura për probleme me drejtësinë janë në garë. Le të presim edhe një ditë tjetër. Sot Prokurori i Përgjithshëm ka kërkuar nga zyrat e akuzës në rrethe të verifikojnë kandidatët për zgjedhjet vendore.












