• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përvetësoi 5 milionë dollarë nga borxhet ndaj CEZ-it arrestohet biznesmeni për mashtrim

admin by admin
12 May, 2015
in Kronika
0
Përvetësoi 5 milionë dollarë nga borxhet ndaj CEZ-it arrestohet biznesmeni për mashtrim
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës (Njësia Task-Force), gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Kastriot Ismailaj, i njohur si mik i Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Kastriot Ismailaj, ka qenë administrator i disa kompanive, një prej të cilave ka pasur si aktivitet kryesor mbledhjen e borxheve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ, pasi ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale të “Mashtrimit me pasoja tё rёnda, tё kryer nё bashkëpunim” dhe “pastrimit tё produkteve tё veprёs penale” në vlerë mbi 5 milion euro.
Vendimi i gjykatës është ekzekutuar mesditën e sotme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, duke prangosur Kastriot Ismailajn.

Hetimi Prokurorisë
Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të hetimit të këtij proçedimi penal ka rezultuar se shtetasi Kastriot Ismailaj ёshtё ortak apo administrator i disa shoqёrive tregtare tё rregjistruara nё Shqipёri,  tё cilat pёrgjithёsisht nuk kanё aktivitet tregtar  por nё llogaritё e kёtyre shoqёrive janё kryer transaksione finaciare, tё cilat shkojnё nё disa milionë Euro.
Pak ditë më parë, Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të materialit të dërguar nga Prokuroria e Tiranës që po zhvillon këtë hetim, kërkoi nga Gjykata e Krimeve të Rënda konfiskimin e disa llogarive bankare në emër të këtij shtetasi, në shumën e rreth 3.4 milion dollarëve. Kërkesa për konfiskimin e pasurisë i është kaluar për veprim Prokurorisë dhe Gjykatës për Krime të Rënda, si organet kompetente për zbatimin e ligjit të ashtuquajtur “Antimafia”.
Sipas hetimit të Prokurorisë së Tiranës, nisur nga materiali referues prej institucioneve ligj-zbatuese si Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, rezulton se ky shtetas, nëpërmjet manovrave financiare ka krijuar një skemë mashtrimi të madhe, me qëllim përfitimin e padrejtë të pasurive në vlera të konsiderueshme.

Skema e mashtrimit
Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, rezulton se kjo skemë është krijuar dhe ka funksionuar si më poshtë:
Shtetasi Kastriot Ismailaj ka krijuar disa kompani fiktive, pa aktivitet, por që në llogaritë bankare të tyre kanë qarkulluar para në vlera disa milionë euro. Disa prej këtyre kompanive janë: “Adriatic Development Corporation Ltd”; Shoqëria AIC (ALBANIA INVESTMENT CORPORATION)  shpk;  ASSET SHPK; DEBT, INTERNATIONAL, ADVISORY – Dega  në Shqipëri”; VL MARKETING DISTRIBUTION; Kastriot ISMAILAJ  nr.  NIPTI  K 3xxxxxG.
Kompani  të tilla fiktive e ofshore ka krijuar edhe është përfshire si në ortakëri në Gjibraltar  me kompaninë ofshore  “Hassans Client 2ACC “ shoqëri e regjistruar si shoqëri për asistence ligjore ndërkombëtare r. Përveç kësaj si dërgues parash rezultojnë edhe shoqëritë “United Recourses Ag” dhe “Dominicus Ag” me qendër në Zvicër.
Një nga shoqëritë e krijuara nga shtetasi  Kastriot Ismailaj është dhe shoqëria  “DEDT Internacional Advisory”. Kjo shoqëri është themeluar me datën 05.07.2010, me një kapital prej 50 mijë Usd, me seli në adresën “Trident Chambers, Virgin Islands”. Drejtore e vetme e kësaj shoqërie është caktuar shtetësja J. M. Me vendimin e datës 02. 08. 2010 të Drejtorit të vetëm është miratuar krijimi i degës së kësaj shoqërie në Tiranë, Shqipëri, duke emëruar si përfaqësues ligjor shtetasin Kastriot Ismailaj. Po kështu është autorizuar përfaqësuesi i shoqërisë për të realizuar procedurat e regjistrimit të kësaj dege në regjistrin Tregtar të Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit. Shoqëria “Debt International Advisory – Dega Shqipëri”, është regjistruar në regjistrin tregtar me datën 04.08.2010, si degë e shoqërisë së huaj “Debt International Advisory” Ltd, me objekt të veprimtarisë “Investime financiare, mbledhje detyrimesh, konsulta në fusha të ndryshme, në burimet natyrore, energjetike, infrastrukturën energjetike, transport ndërkombëtar në rrugë ajrore, rrugore, detare, hekurudhore, shit-blerje aksionesh, tregtimi, import-eksport i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve”. Ky subjekt ka pasur si përfaqësues ligjor  deri në muajin dhjetor të 2014, shtetasin Kastriot Ismailaj. Me datën 01. 09. 2010 subjektet “Debt International Advisory” Ltd – Dega Shqipëri dhe “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” Sh. A. kanë lidhur një marrëveshje për shërbimin e mbledhjes së borxhit. Objekti i marrëveshjes ka qenë, ndër të tjera, detyrimi i të porositurit të mbledhë prej debitorëve të porositësit, me mbështetjen dhe shpërblimin e porositësit të gjitha borxhet dhe kamatat që kanë kaluar afatin prej 90 ditësh, duke përdorur mjete juridike të përshtatshme. Kjo marrëveshje është firmosur nga shtetasi Kastriot Ismailaj, me cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë “Debt International Advisory” Ltd – Dega Tiranë dhe shtetasi J. H., me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues dhe shtetasi J. I., me detyrë anëtar i Bordit Drejtues të “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” Sh. A.  Marrëveshja e parë nuk u miratua nga bordi drejtues i shoqërisë “ÇEZ shpërndarja”dhe për këtë arsye më datë 01. 02. 2011, midis këtyre palëve   është nënshkruar një marrëveshje e dytë me të njëjtin objekt dhe për një afat dy vjeçar. Kjo marrëveshje është zgjidhur në muajin Tetor të vitit 2011.
Nga tërësia e të dhënave të administruara gjatë hetimit të këtij procedimi penal arrihet në konkluzionin se  qëllimi i vetëm i shtetasit  Kastriot Ismailaj, nuk ka qenë  mbledhja e borxhit të shoqërisë dhe as kryerja e ndonjë pune reale por vjedhja e parave të shoqërisë “ÇEZ Shpërndarja”. Shtetasi nën hetim Kastriot Ismailaj  duke përdorur të dhëna të rreme dhe dokumente fiktive ka  përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën  512 004 420 lekë,  duke i shkaktuar pasoja të rënda për shoqërinë “ÇEZ Shpërndarja” si rrjedhojë edhe për shtetin shqiptar i cili ka zotëruar 26 për qind të  aksioneve të kësaj shoqërie. Paratë e përfituara nëpërmjet mashtrimit ( vjedhjes) shtetasi Kastriot Ismailaj nuk i ka përdorur me  qëllim realizmin e  kontratës,  por i ka riinvestuar (i ka futur ne depozite) i ka transferuar  jashtë vendit, i ka përdorur  për qëllime personale. Në këtë mënyrë  ky shtetas  ka kryer veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda, të kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga neni 143/2 (togfjalëshi i fundit)  të Kodit Penal si dhe veprën penale të ” pastrimit të produkteve të veprës penale”  të parashikuar nga neni 287 të Kodit penal.

Faktet e Prokurorisë
Konkluzioni i mёsipёrm mbёshtet disa fakte tё vёrtetuara gjatё hetimit tё çёshtjes penale.
Paraqitja e tё dhёnave tё  rreme nga shtetasi Kastriot Ismailaj  pёrpara  nёnshkrimit tё kontratёs sё datёs 01.10.2010, ne lidhje me strukturёn dhe ekperiencen e shoqёrisё DIA;
Paraqitja e dokumentave fiktive pёr punё tё cilat nuk janё kryer realisht (raporti i identifikimit tё debitorёve apo i ashtuquajturi DIR) dhe pёrfitimi nё mёnyrё tё paligjshme i shumёs 1,5 miljon Euro, pikёrisht pёr punёn e pakryer;
Paraqitja e tё dhёnave tё tjera tё fiktive dhe tё pavёrteta pёrpara lidhjes sё marёveshjes sё datёs 01.02.2011, tё cilat i janё  pёrcjellё  Këshilli Mbikqyrës të shoqërisë nё Pragё, i cili ka miratuar marrёveshjen e dytё;
Paraqitja e tё dhёnave fiktive  pёr punen e kryer pas lidhjes sё marrёveshjes (kontratёs) sё dytё;
Mos kryerja e as njё investimi dhe mos blerja e as njё mjeti apo  paisjeje me qёllim kryerjen e shёrbimit qё ishte marrё pёrsipёr tё kryhej sipas kontratёs sё datёs 01.02.2011;

Për më shumë mund të lexoni edhe …
/web/Miku_i_Ilir_Metes_nuk_provon_dot_burimin_e_pasurise_kerkohet_sekuestrimi_i_3_2_milione_USD_dhe_450_mije_euro_1398_1.php    

Previous Post

VIDEO/ Zaev zbulona se kush e shkaktoi konfliktin në Kumanovë

Next Post

Komandant “Nato” dhe komandant “Begu” mes 14 të vrarëve në Kumanovë?!

admin

admin

Next Post
Komandant “Nato” dhe komandant “Begu” mes 14 të vrarëve në Kumanovë?!

Komandant “Nato” dhe komandant “Begu” mes 14 të vrarëve në Kumanovë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.