Spartak Ngjela, një aleat i rafinaur i Edi Ramës 5 vitet e fundit, ia dedikoi Kryeministrit Rama përleshjen e Kumanovës. Duke komentuar fundjavën e përgjakshme në qytetin shqiptar të Maqedonisë ai tha se ka lidhje me deklaratën e Ramës për bashkim kombëtar.
“Ka një lidhje. Shtypi e ka lënë në heshtje deklaratën e kryeministrit për Bashkim Kombëtar. Ishte politikë e mirëfilltë. Që e hodhi bëri mirë, që ka mbështetje nga aleatët strategjikë nuk diskutohet. Ndoshta se ka të flaktë, por e ka”, tha Ngjela.











