Dita përkujtimore e 137-vjetorit të mbajtjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 10 qershori, është caktuar si dita e rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar, Isa Boletini.
Kështu ka bërë me dije, Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, i cili udhëheq këshillin organizativ për ceremoninë e rivarrimit.
Shumica e detajeve të ceremonisë kanë përfunduar tha ai, dhe se pritet që javën e ardhshme të finalizohet gjithçka.
Eshtrat e Isa Boletinit do ta nisin rrugëtimin nga Shtëpia e Pavarësisë në Vlorë për në vendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa nga aty do të nisen për në Isniq, në vendlindjen e Heroit Kombëtar.












