Kim Mehmeti del hapur kundër qeverisë dhe koalicionit DPMNE-BDI. Nëpërmjet një psotimi në Fb pasdite ai ka kërkuar nga shqiptarët të protestojnë cdo ditë në rrugët e Shkupit derisa të largohet vëllazëria kriminale Gruevski-Ahmeti. Bashkë me thirrjen e tij ai ka postuar edhe një foto dhe thënie të Sami Frashërit: “Tradhëtarët të mos kalojnë pranë varreve të dëshmorëve, sepse dheu i tyre nuk duron të qenmen e tyre mbi faqen e tokës” Sami Frashëri
Ja postimi i plotë i Mehmetit: “Shqiptarët e Maqedonisë duhet ta kenë të qartë se çdo krismë i shpëton dhe ua mbulon mëkatin kriminelëve antishqiptarë të regjimit DPMNE-BDI, se çdo konflikt shqiptaro-maqedonas do e arsyetonte pohimin antishqiptarë serb se Kosova dhe shqiptarët janë burim i gjitha të këqijave të Ballkanit! Ajo që duhet ta bëjmë ne shqiptarët e këtushëm janë protestat e pandala rrugëve të Shkupit, edhe atë derisa të shpëtojmë nga vëllazëria kriminale maqedonase-shqiptare e këtij regjimi!” (Kim Mehmeti)











