“Kanali 5” në Maqedoni është ndjerë në një moment të vështirë, duke ndërprerë intervistë me kreun ei Këshillit të Komunës në Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministres së Brendshme Gordana Jankullovska.
“Fakti është se ne në Kumanovë në 24 orët e fundit kishim luftë. Unë duhet të them se qytetarët e komunës së Kumanovës janë absolutisht të vetëdijshëm për atë që ndodhi në të vërtetë. Thjesht askush në qytet nuk mund të kuptojë sesi para 7 ditësh, kur kongresi i partisë në pushtet u mbajt në Kumanovë, çdo gjë ishte absolutisht e qetë, ndërsa sot nuk është kështu. Unë kërkoj nga Nikolla Gruevski dhe Gordana Jankullovska menjëherë të dorëhiqen “, ka thënë Dimitrevski dhe në këtë moment intervistë në “Kanalin 5” u ndërpre.











