Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, sjell herë pas here në vëmendje pasionin e tij për alpinizmin. Kësaj here nuk i ka shkuar vetë, por dy miq të tij e kanë marrë posterin e tij për Tiranën dhe e kanë ngjitur në Korab, që është edhe maja më e lartë në Shqipëri. Bojaxhi ka postuar foton në faqen e tij në Fb me shënimin: “Luani dhe Artioni, para dy ditësh, në majën më të lartë në Shqipëri.
#NeTirana”











