Image GalleryIsh-Ambasadori shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku, ka qenë prezent këto ditë me analizat dhe opinionet e tij për ngjarjet më të fundit në Kumanovë. Sot ai ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të evokuar sakrficën, krenarinë dhe qëndresën e Kumanovës. Nëpërmjet disa fotove, të realizuar në Kumanovë më 28 Nëntor 2010, Ambasadori Çejku jep edhe një vlerësim të tij, kur këto foto i shoqëron me shënimin “Kumanova, simbol i sakrificës dhe krenarisë sonë kombëtare nuk dorëzohet kurrë!”.












