Policia e Lezhës nis procedim penal ndaj 7 subjekteve të tregtimit të hidrokarbureve për fshehje të ardhurash.
Nga këto subjekte, një prej tyre është proceduar edhe për mashtrim në cilësi të karburantit.
Aksioni për kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve u zhvillua në Milot dhe Rrëshen, ku u kontrolluan 12 subjekte.
Ndërkohë, policia bën me dije se operacioni do vijojë edhe në ditët e ardhshme.











