Ishkryeministri Fatos Nano është kapur “mat” nga paparacët gjatë qëndrimit të tij në Londër. Në një foto të publikuar nga fotoreporteri Armando Babani në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Nano shihet duke qëndruar i mbështetur krah linjës së dyqaneve “Boss”.
Në foto, ishkryeministri i cilësuar edhe si lideri historik i së majtës, shfaqet i veshur sportiv, pa kostumin e tij zyrtar siç është prezantuar shpesh herë në takimet e tij në Tiranë.












