Një gjyqtar dhe nën prokuror pezullohen nga detyra për fshehje pasurie. Gjyqtari i gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, Qani hasa dhe prokuroi i prokurorisë së po këtij rrethi, Pertef Asllani, janë pezulluar sot, sepse Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, kishte depozituar një kallëzim penal ndaj gjyqtarit Qani Hasa dhe prokurorit Pertef Asllani në Elbasan. Sipas ILDKPKI-së, rezulton se në bashkëpunim me njeri tjetrin, ata kanë hartuar kontrata fiktive e të falsifikuara me qëllim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga Enti Kombëtar i Banesave”.
Po ashtu, “të dy zyrtarët kanë fshehur dhe kanë bërë deklarim të rremë të pasurive”, thuhet në kallëzimit të IILDKPKI-së.












