Vrasja e rëndë në Merovë të Tetovës ku u vranë dy të rinj ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje për kopenë e deleve. Kjo zënkë ishte midis xhaxhait dhe dy nipave, e cila ka përfunduar me vrasjen e këtyre dy të fundit sot në mëngjes. Jozyrtarisht merret vesh se xhaxhai ka shtënë ndaj dy nipave me kallashnikov, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, kurse tjetri rrugës për në spital. Gjithashtu merret vesh se edhe dy të plagosur të tjerë janë dërguar menjëherë në spital në Shkup. Policia e Tetovës ende nuk ka zbardhur zyrtarisht emrat e personave të përshirë në këtë vrasje familjare.











