Shkëlzen Berisha, djali i ishkryeministrit ka përfituar gjatë viti të kaluar vetëm nga qiraja e apartamentit tek ETC, rreth 50 mijë euro.
Sipas deklaratës së pasurisë, dorëzuar pranë ILDKPKI-së, mësohet se llogaritë rrjedhëse dhe ato të kursimeve janë pakësuar me 64 mijë euro.
Djali ishkryeministrit dhe ish-kreut të PD-së ka marrë një kredi me vlerë 277 mijë euro për blerje apartamenti tek ETC me sipërfaqe 198 m2, nga e cila ka shlyer vetëm 29 mijë euro.
Po ashtu, ai ka deklaruar se ka marrë një kredi me vlerë rreth 50 mijë euro për blerje makine, nga e cila ka shlyer vetëm 12 mijë euro, ndërsa 34 mijë euro janë ende detyrime.











