Në listën e deklarimit të pasurisë nga Arben Ahmetaj në ILDKPKI, përfshihen që nga shitje apartamentesh, tokë armë, automjeti, e deri tek llogaritë e depozitat në euro, pagesat nga pjesëmarrja në borde e komisione, apo edhe pasuria e bashkëshortes.
Gjatë vitit 2014 Arben Ahmetaj Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka deklaruar shitjen e një apartamenti në shumën 80 mijë euro, një automjet 25 mijë euro dhe një tokë me sipërfaqe 2 mijë m2 në shumën 65 mijë euro.
Ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar mbledhjen e të ardhurave nga dy ambiente të dhëna me qira në shumën 22.800 euro.











